Protestat në Europë/ 1,000 arrestime dhe të plagosur në Francë, incidente në Tiranë, plaçkitje në Spanjë, protestuesit sulmuan Koloseun Ka përfunduar në tragjedi për 44 vjeçarin Italian Gian Marco Lorito ai që nuk ishte veçse një gabim i thjeshtë.
24 janarin e vitit 2018, polici nga Brescia kishte parkuar motorin në një vend të rezervuar invalidëve teksa po nxitonte të ndiqte bashkë më disa kolegë nje kurs pas-universitar.
Aty filloi dhe makthi i tij. Për të denoncuar këtë shkelje, presidenti i shoqatës lokale të invalidëve, Giovanni Manzoni, i bëri një foto dhe e publikoi në rrjetet sociale.
Brenda një kohe të shkurtër, fotoja bëri xhiron e web-it, duke tërhequr deri edhe vëmendjen e gazetave vendase.
Polici i dërgoi një letër Manzonit ku kërkonte ndjesë e ofronte një kontribut prej 100 eurosh. Por reagimi i shpejtë i tij nuk mjaftoi për të frenuar fluksin e mesazheve tallëse.
Në fund, efektivi nuk e duroi dot situatën dhe një ditë më parë, vrau veten me armën e shërbimit. Tani, makthi ka filluar për Manzonin i cili po sulmohet për faktin që shpërndau foton online, ndërsa ka marrë së fundi, edhe kërcënime.
Top Channel