“Shoqja e saj zgjodhi Ndrenikën, unë nuk isha më i miri” regjisori i njohur tregon si u njoh me gruan dhe zhgënjimin e saj të parë

05/02/2020 23:51

Pëllumb Kulla dhe Xhuljeta Kulla janë ndër çiftet më interesantë në botën e artit. Përveçse partner në jetë, ata kanë qenë edhe partner në skenë. Pëllumbi dhe Xhuljeta tani kanë bërë 60 vjet që janë njohur dhe jetojnë ende të lumtur me njëri-tjetrin. Ata ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar edhe një herë 80 vjetorin e regjisorit dhe shkrimtarit të madh.

Pëllumbi gjithashtu ka folur edhe se si është njohur me Xhuljetën dhe si lindi historia e tyre e dashurisë.

“Këto ishin nja 3 shoqe në Liceun Artistik dhe erdhën panë provimin tonë të parë në shkollën tonë të lartë për aktor. Kur erdhën aty, këto prisnin që të hapej një provim individual dhe hapej perdja për secilin nga ne.

Këto vendosën që të zgjidhnin nga një djalë. Shoqja e ngushtë e Xhulit që është një vit më e madhe vendosi pritë dhe i doli Robert Ndrenika. Te tëra këto u mrekulluan. Berti i bukur, siç është akoma plak i bukur. Erdhi më pas një tjetër që zgjodhi një shokun tonë tjetër. Xhuli priste e treta.

Të gjithë po prisnin se do ketë edhe ajo do të ketë fat më të mirë se Berti a po Shpëtimi. Edhe befas u hap perdja dhe dola unë. Te tëra ngelën dhe i thanë Xhulit ‘mos u mërzit’, se nuk isha më i miri unë, por më pas unë dola më i miri dhe jam më i mirë se Berti”, ka treguar Pëllumb Kulla.

Një ndër gjërat me të cilat e ka bërë për vete Xhulin ka qenë humori i tij dhe se e bënte gjithmonë për të qeshur.

Top Channel