Emocione të forta përshkuan natën e parë të edicionit të 70-ta të festivalit italian të këngës, Sanremo, të drejtuar nga Amadeus.

Tiziano Ferro këndoi një këngë të Mia Martinit e cila vdiq tragjikisht e vetëvrarë; u emocionua aq shumë sa harroi fjalët e nisi të qante.

As prezantuesja Rula Jebreal nuk I mbajti lotët ndërsa recitonte monologun e saj kundër dhunës ndaj grave. Gazetarja tregoi dramën e të ëmës që vrau veten pas përdhunimit.

Emocionoi po kështu edhe ribashkimi i Albanos e Rominos për një duet pas 25 vjetësh. Siparin, eventi i rëndësishëm i muzikës italiane e ngriti me Fiorellon e veshur si prift, që jep mesazhe të forta mes të qeshurash dhe ironisë . Në fillim të mbrëmjes erdhi gara mes të rinjve. Eugenio in via di Gioia prezantruan “Tsunamin“ dhe u ndeshën me Tecla që këndoi “8 marsi“. Në gjysëmfinale shkoi kjo e fundit. Dueli I dytë ishte mes Fadi dhe Leo Gassmann. Juria votoi 54% për Gassmann. Pastaj erdhi përballja e të mëdhënjve: në festival u rikthye Irene Grandi, që prezantohet me muzikën e Vasco Rossit, dhe që në fillim u rreshtua tek favorite. Gessica Notaro dhe Antonio Maggio ishin protagonistët e një kënge të shkruar nga Ermal Meta, “La faccia e il cuore” e cila nuk është në garë. Le Vbrazioni dolën gjithashtu ndër më të preferuarit e natës së parë. Prezantuesja Diletta Leotta, shkëlqeu me një fustan të verdhë të thjeshtë që të kujtonte stilin e Garce Kelly-t, dhe një të zi elegant, ndërsa Jebreal ndricoi për së largu me dy fustane, njërin me temina, tjetrin plot kristale.

Top Channel