Roja e ish-kryeministrit Cameron harron pistoleten në tualetin e avionit. Pasagjerët në revoltë

05/02/2020 11:28

Roja personale e David Cameron, i cili shoqëronte ish- kryeministrin britanik në fluturimin nga Nju Jorku në Londër me British Airways, ka tmerruar një pasagjer i cili gjeti në tualetin e avionit armën e tij perosnale të mbushur të modelit Glock 9 mm.

Arma e cila iu dorëzua ekuipazhit të avionit, shkaktoi panik në rradhët e pasagjerëve të cilët nuk pranuan të nisej avioni me armën në bord, edhe pse piloti tentoi t’i sigurojë se rojet e sigurisë personale të personaliteteve kaq të larta lejohet të mbajnë armë në bordin e avionit. Pas disa orësh kur nuk u lejua arma në bord avioni mundi të nisej nga Nju Jorku drejt Londrës.
Bashkë me armën ishte edhe pasaporta e ish- kryeministrit britanik dhe ajo e bodigardit. Kryeministrat britanik automatikisht kanë të drejtë për mbrotje personale 24 orë në ditë për tërë jetën, pasi lënë postin.
Scotland Yard-i e pranoi incidentin dhe e ka pezulluar Bodigardin, ndërkohë që zyra e Cameron nuk është pronuncuar.
Në vitin 2008 një incident i ngjashëm ka ndodhur kur një roje personale femër e Toni Blerit e harroi armën e saj në kafenenë Starbucks. Ironia është se ish- kryeministri Cameron ka harruar vajzën e vet aksidentalisht në një pab në vitin 2012.
Cameron është tërhequr nga jeta politike aktive pas dorëheqjes pas referendumit të Brexit dhe nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm i Natos.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel