Rita Ora ka shkëlqyer sërisht duke shfaqur format e saj me një tjetër fustan të guximshëm duke tërbuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Gjykatësja e talenteve në ‘The Masked Singer’ ka shpërndarë një foto të nxehtë në një veshje të hollë e transparente teksa nxirrte gjuhën jashtë për kameran.

29 vjeçarja kishte veshur një fustan të lëshuar të kuq me motive të verdha, teksa materiali i butë theksonte asetet e saj të bollshme.

Bukuroshja bionde shfaqte format e saj të harkuara teksa plotësonte look-un me një numër varësesh blu e të arta.

Në foto ajo nuk linte asgjë për imagjinatën teksa materiali është totalisht transparent. Foton Rita e kishte shoqëruar me komentin: “Gjeta një kamera të vjetër me film dhe bëra një selfie.”

Top Channel