Luftanijet e reja kineze të klasit 055 janë më të mëdha e më të fuqishme nga sa mendonte SHBA

05/02/2020 18:39

Pesë luftanijet e reja kineze të klasit 055 që prej lëshimit të tyre në qershor 2017 ishin konsideruar si nga më të avancuarat e kategorisë së tyre dhe nga më të armatosurat me 112 njësi vertikale lëshimi secila.

Ato ishin vlerësuar për sensorët e mëdhenj e të fuqishëm dhe municione e sofistikuara si katër shtresat e raketave sipërfaqe ajër. Por së fundmi raportohet se luftanija sulmuese më e avancuar kineze është akoma më e madhe nga sa mendohej që llogaritet në rreth 12,000 ton nga 10,000 ton që ishte deklaruar.

Masa e Nanchang është llogaritur nga analistët amerikanë gjatë videos së prezantimit, të cilët thanë se kryen një zhvendosje të ujit 20% më të madhe gjatë pluskimit.

Pesha e saj e saktë është deklaruar disa herë ndryshe nga autoritetet kineze që kanë thënë se arrin në 13,000 ton me ngarkesë të plotë në krahasim me 12,000 në ngarkesë normale. Për të bërë jë krahasim, luftanija më e fuqishme amerikane Flight III Arleigh Burke ka një zhvendosje prej 9,600 ton – kurse luftanija e dytë më e madhe e Kinës e tipit 052D zhvendos vetëm 7,500 ton me ngarkesë të plotë. Sa më e madhe që është luftanija është dhe aftësia e saj për të gjeneruar energji dhe për të integruar armatime në të ardhmen.

Fregatat kineze 055 në të ardhmen pritet të integrojnë aramtiomet e gjeneratës së re si armë anti-satelitore, topa me shufër elektromagnetike, dhe raketa me shpejtësi hipersonike, të cilat janë në zhvillim sipas programit YJ-XX.

Top Channel