FOTO/Avioni turk rrëzohet dhe ndahet në tresh. Ndodh mrekullia, asnjë nga 117 pasagjerët nuk vritet

05/02/2020 19:58

Avioni Fly Pegasus nisur nga Izmiri për në Stamboll u ul aq rëndë sa u nda në tre pjesë. Përplasja megjithatë nuk i morri jetën asnjë nga 117 pasagjerët në bord dhe kjo është cilesuar një mrekulli.

Shumë nga pasagjerët kanë dalë me këmbët e tyre nga pjesët e dëmtuara të avionit, ndërsa të tjerë janë nxjerë nga ekipet e shpëtimit. 52 pasagjerë pësuan lëndime dhe po marrin mjekime.
Kjo është hera e dytë që avioni i Pegasus pësoi aksident. Në një rast të ngjashëm avioni doli nga pista duke u rrëzuar në një kodrinë në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit.

FOTO GALERI
1/17
Avioni Pegasus i ndare ne tre pjese pas uljes ne toke

Top Channel