Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur Përpara pak kohësh, një video që tregonte sesi Kate Middleton largonte me zemërim krahun që i shoqi të mos e prekte, bëri xhiron e rrjetit.
Aty u pa qartë se mes çiftit kishte një moment tensioni, pasojë ndoshta e ndonjë zënke. Po rata kanë shfaqur sërish mjaft të qeshur në krahët e njëri tjetrit, çka bëri të mendohej se gjithçka hedhur pas krahëve. Si për ta përforcuar këtë fakt, Williami bëri dhe një koment shumë të ëmbël për bashkëshorten e tij gjatë një vizite të çiftit në Uells. Kur një adhuruese u afrua e i tha se princesha e vogël Charlotte ishte e preferuara e saj, William u përgjigj “ Po, është e adhurueshme, si gruaja ime”.
Kjo i la pa fjalë adhuruesit e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, të cilët, ashtu siç ua diktojnë dhe rregullat mbretërore, e shmangin shfaqjen e afeksionit në publik. Për këtë arsye, ky koment romantik I princit u pa si diçka tejet e veçantë dhe vërtet papritur. Burime pranë tij sakaq thonë se Williami është mërzitur shumë nga largimi i të vëllait në Kanada, dhe se një pjesë të madhe e detyrimeve të tij dhe Meghanit, tani rëndojnë mbi William dhe Kate.
Top Channel