Balerina që çuditi botën me historinë e saj/ Ka më shumë se 9 vite që nuk depilohet!

05/02/2020 17:01

Një grua ka mësuar t’i “dashurojë marrëzisht” qimet e trupit të saj edhe pse në rrjete sociale e markojnë si “të pështirë”.

Macey Duff, sot 19 vjeç, filloi të depilohej në moshën 10 vjeçare, por që nga ajo kohë ajo e ka hedhur mënjanë briskun për të përqafuar bukurinë e saj natyrale. Balerina, nga Nedvada e SHBA-së u shpreh: Fillova të depilohesha rreth moshës dhjetë vjeçare. Për çfarë arsye? Vetëm sepse të gjitha gratë rreth meje e bënin një veprim të tillë”.

Por jeta e Macey ndryshoi në vitin 2016 kur u transferua në Hawaii së bashku me familjen. Pasi u vendosën në vendndodhjen e re, motra e saj Ally vuri re një grua në plazh të mbuluar tërësisht nga qimet.

“Motra ime më tha se kishte parë një grua me kostum noti, e bëshme, dhe e mbuluar nga sasi e tepërt qimesh”, kujton Macey.

Ishte pikërisht ky rast që frymëzoi balerinën nga Nedvada që të hiqte dorë nga depilimi dhe t’i lejonte qimet e trupit të saj të rriteshin natyrshëm. Macey u mësua shumë shpejt me pamjen e saj të re, dhe mësoi të injorojë paragjykimet e njerëzve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA