Ambasadori i Austrisë në Prishtinë Christoph Weidinger ka takuar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, të cilës ia ka përcjellë urimet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë, Wolfgang Sobotka për marrjen e detyrës së re.

Diplomati austriak gjatë këtij takimi nënvizoi miqësinë e vazhdueshme të Austrisë dhe e siguroi kryeparlamentaren Osmani për përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij për Kosovën.

Ndërsa kryeparlamentarja Osmani theksoi se Austria mbetet partner i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa kërkoi që Vjena zyrtare të ndikojë në liberalizimin e vizave, pasi që vendi tashmë i ka plotësuar kriteret për liberalizim.

Theks të veçantë bashkëbiseduesit i kushtuan bashkëpunimit në fushë të diplomacisë parlamentare. Osmani e siguroi ambasadorin Waidinger se si përfaqësuese e popullit ajo do të ndikojë që Kuvendi t’i mbajë dyert të hapura për qytetarët dhe se do të jetë garantues i mbrojtjes së lirive dhe i të drejtave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA