Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO-Serbi Parlamenti do të diskutojë dhe votojë të enjten një ndryshim në ligjin “për portet turistike në Shqipëri” për mos të shkaktuar asnjë pengesë në avancimin e projektit turistik në ishullin e Sazanit prej Jared Kushner, dhëndrit të presidentit Trump.
Deputetja socialiste e qarkut Vlorë Zamira Sinaj iniciuese e ndryshimit debatoi në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën me kryetaren Ina Zhupa.
Ligjvënësja socialiste e lidhi këtë ndryshim në ligj edhe me shqetësimin e ardhur pranë Komitetit të Investimeve Strategjike nga kompania e përfaqësuar nga Jared Kushner e cila ka shfaqur interes të investojë në ishullin e Sazamit. Sipas deputetes së PS nëse nuk bëhet ky ndryshim ligj, investitori rrezikon të largohet nga Shqipëria.
Pjesë nga debati Zhupa-Sina:
Ina Zhupa: Ti duhet të vije këtu me 10 raste që janë bllokuar dhe janë bërë problem.
Zamira Sinaj: Kam rastin më kryesor atë të ishullit të Sazanit që është një investim dhe është shumë problem dhe nëse nuk rregullohet ky problem kjo procedurë, investitori për ishullin e Sazanit rrezikon të largohet.
Ina Zhupa: Ta ka kërkuar investitori i Sazanit këtë!
Zamira Sinaj: Projekti ka ardhur është tek KIS, shkoni merrni informacion aty.
Ndryshimi ligjor i propozuar nga deputetja Sinaj, parashikon që një investitor strategjik që do të ndërtojë komplekse turistike në bregdet dhe në projekt ka parashikuar dhe ndërtimin e një porti turistik do t’i jepet pa garë edhe koncesioni i ndërtimit dhe operimit të portit. Ligji aktual parashikon aplikim të posaçëm për marinat.
Ndërkohë kompania e lidhur me Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC” mori statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare në dhjetor 2024 për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, me një vlerë 1.4 miliardë euro.
Këtë fillim vit vetë Ivanka Trump e shoqëruar më një grup arkitektësh vizitoi Vlorën me synimin e çuarjes përpara të projektit në Sazan.
Top Channel