Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, mori edhe zyrtarisht detyrën. Pranim dorëzimi i detyrës u bë nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli në emër të ish kryeministrit Ramush Haradinaj. i cili ndodhet për një vizitë në Washington.

Ceremonia solemne përfshinte edhe parakalimin e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pak çaste pas ceremonisë, në një mbledhje solemne të qeverisë së re, kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje ministrave që të përqendrohen në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.

“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal. Karriget e kemi, por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punës të shumta të cilat na presin. Programi ynë qeverisës është ambicioz, aq sa janë pritjet e qytetarëve”, shprehet Kurti.

Ai tha se çdo sukses apo dështim do të jenë kolektiv dhe jo personal apo partiak.

“Shanset për sukses i kemi të mëdha, por duhet të punojmë si ekip. Sukseset dhe dështimet janë kolektive, e jo personale e aq më pak partiake. Partitë i kemi në parlament, atje i kemi grupet tona parlamentare, këtu punojmë si ekip. Në këtë Qeveri nuk do të ketë LVV, LDK, NDS e LS, por Qeveria e Republikës së Kosovës”, shprehet më tej.

Vizitën e parë si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti e bëri në Prekaz të Skënderajt ku bëri homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, prej nga edhe tha se liria dhe shteti që gëzojmë sot i ka rrënjët te sakrifica e heronjve, dëshmorëve dhe mërtirëve të kombit, e mbi të gjitha te flijimi i familjes Jashari.

Dita e parë e Kurtit në krye të qeverisë ka vijuar me takime të rëndësishme. Ai priti në zyrë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Smerikës, Pilip Kosnet në takimin e parë zyrtar si kryeministër dhe më pas, në orën 17.30, priti edhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ky i fundit e ka uruar Kurtin për detyrën e re, por në përfundim të takimit nuk ka patur deklarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA