Gramsh- Tre persona kanë mbetur të plagosur në një lokal si pasojë e shpërthimit të një bidoni të mbushur me benzinë.
Të plagosurit janë A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë njëri perj të plagosurve ka qenë duke ndezur sobën e druve me anë benzinës por nga zjarri ka shpërthyer bidoni. Si pasojë e flakëve tre personat kanë pësuar djegie të konsiderueshme.
Gramsh/ Informacion paraprak
Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur soben e drurit me benzin ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me beznin, si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel