Nga sonte e deri në të shtunën e 8 shkurtit, në teatrin Ariston, kthehet festivali i Sanremos.

Edicioni i 70 i festivalit të famshëm italian, që është ndjekur me shumë interes thuajse gjithnjë edhe tek ne, drejtohet nga Amadeus, por është bërë e ditur tashmë se ai do të ketë edhe pak aromë Shqipërie, me prezantuesen e njohur Alketa Vejsiu që do të prezantojë një pjesë të tij, përkrah Georgina Rodrigues dhe emrave të tjerë si Diletta Leotta, Rula Jebreal, Emma D’aquino, Laura Chimenti, Antonela Clerici, Francesca Sofia Noveli, Sabrina Salerno dhe Mara Venier.

Në të gjitha mbrëmjet do të jenë të pranishëm Fiorello dhe Tiziano Ferro. Priten në festival Al Bano dhe Romina, 50 vite pas daljes së tyre të parë. Të tjerë emra të njohur që do ti japin më shumë ngjyra Sanremos do të jenë edhe Roberto Beninji dhe Masimo Ranieri.

Ndërkohë që në netët e këtij festivali nuk do të mungojnë edhe të ftuarit ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, Mika dhe Ljuis Kapaldi.

Në edicionin e Sanremos, vitin e kaluar, triumfoi Mahmoud me këngën e tij Soldi ndërsa në 2018, çmimin e parë e mori një shqiptar, Ermal Meta, që bashkë me Fabricio Moron u klasifikuan të parët me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA