Video/ Spektakël i Manchester City-t, mund me tre gola Chelsean në Londër dhe kërcënon Arsenalin në garën për titull
Pas një sezoni spektakolar me Atalantën, të cilën arriti ta çojë për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve, trajneri Gian Piero Gasperini është nderuar me çmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2018-2019.
Vendimi është marrë nga vetë trajnerët në Itali, që kanë votuar pikërisht për Gasperinin si më të mirin e sezonit, ndërsa kanë mbetur pas Massimiliano Allegri, që shpalli kampion Juventusit dhe Sinisa Mihajlovic, që bëri një gjysmë të dytë perfekte në pankinën e Bologlës.
“Për mua është një nder i madh të marr një çmim kaq prestigjoz, ndaj nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta ndaj me presidentin Percassi, futbollistët, stafin tim dhe gjithë qytetin e Bergamos”, deklaroi Gasperini në momentin e marrjes së çmimit.
Top Channel