Duka dhe Dukesha i Kembrixhit qeshën në mënyrë dukshëm të sforcuar me shakanë e aktores së njohur, Margot Robbie mbi largimin e Harry-t dhe Meghan-it nga familja mbretërore.
Princi William dhe Kate Middleton ishin të ftuarit e nderit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Bafta, ku Brad Pitt fitoi çmimin e aktorit më të mirë në një rol dytësor për interpretimin e tij në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”. E ndërsa Pitt nuk ishte i pranishëm në sallë, statujën e mori në emër të tij kolegia Margot Robbie, e cila e shoqëroi këtë moment me një batutë:
“Ai thotë se do t’ia vërë Harry emrin këti çmimi, sepse është shumë i entuziasmuar nga fakti që do ta çojë në Amerikë. E thotë ai, jo unë.”
Kamera menjëherë u fokusua tek William dhe Kate, dhe buzëqeshja e tyre që në media u interpretua si nervoze.
WITHOUT CONTEXT : MARGOT ROBBIE BAFTA WINNER pic.twitter.com/R3dE4ckxya
— ⁷ (@faerievmin) February 2, 2020
Top Channel