Melania Trump ka thënë së fundmi për revistën People që preferon të jetë një prind “që kujdeset vetë” për Barron Trump dhe nuk dëshiron ta ndihmojnë të tjerët.
Zonja e parë e SHBA thotë se kërkon ta mbajë stafin ndihmës në minimum duke shtuar se “nëse ke shumë njerëz që të ndihmojnë, nuk arrin të njohësh fëmijët e tu”. Por presidenti Donald Trump ka zbuluar kohët e fundit se është një grua që kujdeset për Barron.
Melania ka thënë më parë: “Kam qejf t’i përvishem vetë punës. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Barron është 9 vjeç dhe ka nevojë për një prind, kështu që unë jam me të gjatë gjithë kohës, pasi burri është shumicën e kohës në udhëtim. Barron preferon shumë të kalojë kohë me të atin pasi është thuajse të gjithë kohën me mua”.
Por megjithatë Donald Trump ka treguar në një intervistë se familja ka ndihmesa. “Po, është një grua që punon me Barron.”
Melania e Barron u vendosën në Shtëpinë e Bardhë disa muaj pasi Donald Trump u bë president i SHBA.
Por kjo ishte një rënie për Barron Trump i cili më parë jetonte në kullën Trump Tower në New York City, dhe kishte një kat të tërë në dispozicion.
Top Channel