‘Luftë e çmendur’ gjatë natës, shqiptari arrestohet së bashku me tre të tjerë pas sherrit në një lokal

03/02/2020 17:48

ITALI- Karrige e tavolina të thyera, një vend i shkatërruar dhe katër persona të arrestuar. Ky është bilanci i të dielës mbrëma në një lokal nate në Corso di Porta Ticinez, që u kthye në një arenë boksi mes një shqiptari dy italianëve dhe një moldavi.

Sipas mediave në Itali i gjithë sherri mes tyre nisi për një debat mes tyre. Shqiptari  i moshës 24-vjeç mësohet se ishte së bashku me moldavin ndërsa dy italianët 24 dhe 26-vjeç ishin bashkë në sherrin që bënë.

Dhuna shpërtheu në mesnatë pasi të rinjtë kishin konsumuar edhe alkool. Ishte pronari i barit i cili njoftoj policinë pasi 4 të rinjtë nisin të thyenin gjithçka u dilte para.

Pas ardhjes së policisë gjendja u qetësua disi ndërsa në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një ekip mjekësor për të mjekuar plagët që kishin marrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA