Kryeministri Edi Rama me anë të një letre i ka dërguar mesazhe ngushëllimi homologut të tij kinez Li Keqiang, për jetët e humbura nga koronavirusi.
Në letrën që mban datën 31 janar të këtij viti, kryeministri Rama shkruan se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet që kanë ndodhur në Kinë nga virusi vdekjeprurës.
Ndër të tjera në letrën e Ramës drejtuar homologut të tij kinez thuhet se Shqipëria sapo ka kaluar një tërmet të rëndë dhe populli shqiptarë e di mirë rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës mes popujve në kohë të tilla të vështira.
Në fund të letrës Rama shkruan se qeveria shqiptarë qëndron pranë popullit kinez në këtë kohë krize.
“Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit tonë me atë kinez lidhur me koronavirusin që ka prekur qytetin e Wuhanit. Ju shpreh ngullëshimet e mia për të gjitha jetët e humbura dhe i urojë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Kam ndjekur zhvillimet e fundit dhe uroj që qeveria kineze dhe populli kinez të tejkalojnë këtë situatë. Po e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur edhe vlerësimin e punës së autoriteteve dhe personelit mjekësor që po punon për të luftuar virusin. Ne sapo i kemi mbijetuam një tërmeti shkatërrues që prekur vendin në 26 Nëntor të vitit të kaluar dhe me plagët tona ende të hapura, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës mes popujve në kohë të tilla të vështira. Ju lutem pranoni bindjen time se populli dhe qeveria shqiptare qëndron pranë jush në këtë krizë”, shkruan Rama.
Top Channel