Këta janë deputetët e rinj të VV-së që do të zënë vendet e ministrave

03/02/2020 09:57

Me zgjedhjen e ekzekutivit të ri, pritet që edhe Kuvendi i Kosovës të pësojë ndryshime në përbërjen e saj, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.

Deputetët e LVV-së të cilët pritet sot të emërohen ministra janë: Albulena Haxhiu, Arben Vitia, Haki Abazi, e Glauk Konjufca i cili do të jap dorëheqje dhe pritet të zë një vend në qeveri. Kështu vendet e tyre do të plotësohen në Kuvend të Kosovës. Këta emra duhet të zëvendësohen me ulëset e LVV-së nga ata që kanë më së shumti vota në listën zgjedhore, por që nuk kanë arritur të bëhen deputetë.

Emrat e deputetëve të rinj priten të jenë këta: Enver Haliti, Alban Hyseni, Arta Bajralija, dhe Tinka Kurti. Ministria e Punëve të Jashtme do të jetë Glauk Konjufca, Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Albulena Haxhiu, Ministria e Financave – Besnik Bislimi, Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari, Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia dhe Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA