Nga kampi ballshiot, në pamundësi për të folur Dovedan, për “Gol pas Goli” u prononcua presidenti Besnik Kapllani, i cili në njëfarë mënyre indirekt e pranoi që nuk ishte 11-metërsh, por akuzoi zyrtarët për vendime me standarde të dyfishta, duke iu referuar anulimit të penalltisë.
“Penalltia? Nuk e di nëse është menduar për VAR-in në federate, pasi gjithë këtyre problemeve. Me rregull, nëse jepet penalltia, nuk anulohet, nëse nuk ka VAR. Golin e anuloi Bujar Pregja, vrapoi me telefon në dorë për ta anuluar. Arbitrit sot që ia dëgjoj emrin për herë të parë, më duket sikur bënë eksperimente në ndeshjen e sotme.”
Komplot kundër Bylisit?
Në fund të vitit kam pasur një takim me shefin e arbitrave dhe i thashë se na mungonin 7 penallti, ndërsa ia tha 6. Tani po na ndëshkojnë në çdo ndeshje.
Jeni penduar për deklaratën për tërheqje nga kampionati?
Do të kisha bërë mirë nëse nuk do të isha futur në kampionat. Ne po zbukurojmë garën, por kur vjen fundi, titulli dhe vendi i play off ndahet nga 4-5 pikë. Nëse vazhdojmë kështu, atëherë është e kotë. Pajtohem që skuadra nuk duhet të protestojë, por të luajë futboll.
Çfarë do të bëni pas kësaj që po ndodh?
Përtej deklaratave, ne kemi kërkuar që ekipi të luajë futboll, pasi pjesa tjetër na takon neve, drejtuesve. Ka dy rrugë: ose të braktisim kampionatin ose të bëjmë vetëgjyqësi. Po na detyrojnë që të na plasë cipa, pasi mbi të gjitha edhe ne jemi njerëz, nuk mund të lejojmë padrejtësitë.
Top Channel