FOTO/ Urinuan poshtë Lanës, Bashkia e Tiranës gjobit qytetarët që ndotin hapësirat publike
03/02/2020 18:17
Të gjithë ata që shfrytëzojnë hapësirat publike për të urinuar duke ndotur mjedisin nuk do t’ia hedhin edhe aq lehtë. Në kuadër të nismës për të mbajtur pastër qytetin, Bashkia e Tiranës vijon operacionin e vendosjes së sanksioneve për ata që ndotin ambientet publike. Disa foto të publikuara në media tregojnë masat e marra ndaj disa qytetarëve që kanë urinuar pranë urave të lumit Lana.
Më herët, të tjerë persona janë gjobitur për këtë fenomen paçka se Bashkia e kryeqytetit ka vendosur edhe disa banjo të lëvizshme për kryerjen e nevojave personale.
Pranë hapësirave publike Bashkia e Tiranës ka vendosur dhe tabela paralajmëruese për qytetarët që të mos shkaktojnë ndotje.
Top Channel