Këngëtarja amerikane Beyoncé dhe i shoqi producenti muzikor Jay-Z dukej se po mbanin një qëndrim politik në finalen e futbollit amerikan Super Bowl 2020, teksa qëndruan ulur gjatë performancës së himnit kombëtar të SHBA.
Teksa të dielën këngëtarja Demi Lovato nisi të këndojë në stadiumin Hard Rock të Miami himnin amerikan ‘Flamuri i mbushur me yje’ çifti i famshmi showbiz dhe bija e tyre Blue Ivy u filmuan në karriget e tyre dhe jo në këmbë siç është zakoni, duke nxitur debate të mëdha në rrjetet sociale.
Përsorues të shumtë të Twitter e Instagram dënuan veprimin duke e përshkruar si ‘të turpshëm e të parespektueshëm’ ndërsa të tjerë shprehnin mbështetje duke thënë se dhe yje të tjerë kanë bërë protesta të ngjashme në lidhje me dështimin e SHBA ndaj minoriteteve etnike.
Vendimi i Beyoncé e Jay-Z’s për të qëndruar ulur vjen katër vjet pasi ajo vetë performoi në pushimin e ndeshjes së famshme.
Top Channel