Aktorja e filmit “Elementi i Pestë” dhe burri i saj Paul WS Anderson kanë pritur së fundmi bijën e tyre të tretë duke e quajtur Osian.

Vajza 12 vjeçare e Jovovich, Ever shpërndau një foto të fundit të familjes në faqen e saj në Instagram.

Aty Jovovich shihet në spital duke mbajtur të sapolindurën ndërsa Anderson qëndron pranë Ever dhe motrës së saj katër-vjeçare Dashiel mbi krevat.
“Mirëpresim beben!” shkruante ajo.

Jovovich njoftoi në gusht se po priste një vajzë dhe u tregoi fansave se për arsye të moshës deh të faktit se kishte humbur më parë një fëmijë, kishte emocione të përziera si gëzimi dhe frike”.

“Pasi zbulova se isha shtatzënë 13 janë më parë kishte ndjenja të përziera gëzimi e frike. prej moshës sime deh faktit që kam humbur një famijë më parë, përpiqesha të mos lidhem shumë me beben e mundshme”, shkruante Jovoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA