Kryeministri Edi Rama tha se me pasurinë që do i sekuestrohet krimit do të shpërblehen policët me rritje rrogash, do të ndërtohet akademia e sigurisë, ndërsa edhe mjetet e tyre do i kalojnë policisë, po ashtu do ketë mbështetje edhe për fëmijët e e policëve të vrarë.

“Dhe me pasuritë e tyre ne do të rrisim në radhë të parë rrogat tuaja, do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, mbështetje për fëmijët e policëve të vrarë, do të mbështesim akademinë e sigurisë. Dhe me mjetet e tyre motorike ne do të shtojmë kapacitet motorike të policisë së shtetit, paketa anti-KCK parashikon jo vetëm kaq, por edhe bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit, jashtë njësisë së tyre administrative, jo të nisen me autokolona makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në Himarë apo Dhërmi në mes të sezonit.

Paketa parashikon mos marrjen pjesë të tyre në tendera, heqjen e të gjitha licencave që disponojnë. Këta ruajnë me polici private, këta nuk do të gëzojnë më asnjë licencë. Këta kanë radio, mjete ndricimi të posacme, sisteme videosh dhe survejimesh” deklaroi ai.

Rama sulmoi kriminelët që lëviznin me makina të blinduara kur u shpreh se “Ata nuk meritojnë të ecin as mbi gomar, jo dhe më tek makinat e blinduara se e fyejnë gomarin”.

Top Channel