“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër 09/06 23:07
Nexhmije Balla jeton e vetme prej vitesh. Ajo nuk ka njw strehë të vetën. E ndihmojnë fqinjët pasi familja ndaj të cilëve bëri një gabim shumë vite më parë, e ka braktisur.
Deri pak kohë më parë 67 vjeçarja e kalonte natën jashtë derisa banorët e lagjes 10 korriku i ofruan një shtëpi, por çatia mbi kokë nuk i vuri kapak halleve të Nexhmijes.
Nexhmija nuk ka të ardhura. Jeton mes skamjes që as imagjinata nuk mund ta përfytyrojë.
Gruaja me probleme të shëndetit mendor e gjen ushqimin në koshat e mbeturinave. fqinjët janë të vetmit të cilëve u vjen keq dhe i kërkojnë institucioneve ta ndihmojnë.
Top Channel