Deputetja e LDK Vjosa Osmani ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje disa nga anëtarët e kryesisë së partisë, për të diskutuar për seancën e së hënës.
Ajo tha se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes më VV-në, janë më intensive se çdoherë më parë.
“Natyrisht për përgatitjet për seancën e së hënës, është evidente që për atë punë. Për të gjitha çështjet do të deklarohemi pasi të përfundojë takimi, sepse kemi sot takim konsultativ për këto tema të cilat po iu interesojnë edhe juve. Në momentin që kemi vendime edhe rezultate nga ky takim natyrisht që do t’iu informojmë”, tha ajo.
E pyetur se a kanë sinjale nga LVV se kanë hequr dorë nga kryeparlamentari, Osmani tha se nuk dëshiron të lëshohet më detaje të tillë.
“Krejt çka mund të them është që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë më intensive se çdoherë më parë dhe unë shpresoj që të përfundojnë me rezultat të mirë”, tha ajo.
Sa i përket orë se kur do të mbahet takimi mes LDK dhe LVV, ajo tha se kur ta kuptojë do të njoftojë.Kosovapress
Top Channel