Disa organizata joqeveritare kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës një kallëzim penal ndaj sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Ambientit lidhur me ndërtimet në Badovc.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Balkan Green Foundation Prishtina, Instituti për Politika Zhvillimore dhe Instituti GAP kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj sekretarit Arben Çitaku për siç thuhet veprimet e tij lidhur me rastin e ndërtimeve në hapësirën e Liqenit të Badovcit duke e cilësuar si vendim të kundërligjshëm dhe se ka bërë keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike Arbëresha Loxha tha se kanë dorëzuar kallëzimin penal ndaj sekretarit të MMPH-së duke pas për bazë se zyra e sekretarit të MMPH-së e ka obliguar Drejtorinë e Urbanizmit të komunës së Prishtinës kundërligjshëm kërkesën për kushtet ndërtimore.

Loxha: Sekretari ka obliguar kundërligjshëm Drejtorinë e Urbanizimit që të procedojë për kushtet ndërtimore

“Së pari ne konsiderojmë se zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MMPH-së kundërligjshëm ka obliguar Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës që të procedojë kërkesën për kushtet ndërtimore duke u thirrur gabimisht në ligjin për ndërtim kjo pasi i njëjti ka obliguar Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës të veprojë duke e anashkaluar vendimin e Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh zonën në fjalës si zonë e ndaluar për ndërtim”, tha Loxha.

Loxha tha se është vërejtur tentimi nga Ministria  e Mjedisit për të ndërhyrë në proces dhe se me këtë tentim janë plotësuar elementet për mashtrim.

Loxha: Tentimi I Ministrisë ka plotësuar elementet e veprës penale të mashtrimit

“Vërehet tentim i Ministrisë që të ndërhyjë në proces për të cilin çfarëdo procedure të zbatohej përfundimi do të ishte i njëjtë andaj tendenca e tij për ta treguar të kundërtën si qëllim për ta  çorientuar palën që ka lëshuar kërkesën për lëshimin e kushteve ndërtimore në një zonë të ndaluar për ndërtim paraqet dyshim të bazuar mirë se janë plotësuar elementet e veprës penale të mashtrimit”,  tha Loxha.

Sipas saj  gjatë nënshkrimit për lejimin e këtyre ndërtimeve nuk janë marrë parasysh dispozitat e Udhëzimit Administrativ për kriteret e përcaktimit të zonave të mbrojtura sanitare të burimit të ujit  dhe se Ministria ka rënë në kundërshtim me dispozitat e nenit 4 për përcaktimin e zonave të mbrojtjes për shkak të mbrojtjes së burimit të ujit nga ndotja.

Ardian Ndrecaj nga Grupi për mbrojtjen e Badovcit  tha se në emër të gjithë grupit  i bëjnë thirrje Prokurorisë që këtë çështje ta trajtojë me prioritet të lartë sepse është një çështje shumë jetike për qytetarët e Prishtinës./F.Gashi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA