Vetëm pak orë pasi deklarimit të gjendjes së emergjencës globale nga OBSH për virusin e ri koronavirus, në Tiranë u mblodh për të dytën herë grupi i Task-Forcës së ekspertëve për të rritur gatishmërinë.

Vetëm pak orë pasi deklarimit të gjendjes së emergjencës globale nga OBSH për virusin e ri koronavirus, në Tiranë u mblodh për të dytën herë grupi i Task-Forcës së ekspertëve për të rritur gatishmërinë. Tanimë koronavirusi është përhapur në 18 vende por ndërkohë Shqipëria mbetet ende një vend me rrisk të ulët.

Ekspertët, pjesë e kësaj taks-force theksuan përforcimin më të lartë të kontrollit të infeksionit dhe përforcim të masave për gjurmimin e rastit dhe izolimin e tij.

Pas shpalljes së emergjencës ndërkombëtare, OBSH duhet të rrisë vëmendjen dhe mbështetjen me fonde ndaj vendeve pa përvojë dhe me sisteme shëndetësore të dobëta për menaxhimin e situatës.

Megjithë, Shqipëria vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët sepse rreziku për çdo individ varet nga ekspozimi ndaj virusit dhe Shqipëria ka më pak gjasa të jetë e ekspozuar për shkak se nuk ka fluturime direkte me Kinën dhe çdo qytetar që hyn në Republikën e Shqipërisë nga këto vende kalon të paktën në kontroll të mëparshëm./Alma Demiraj/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA