Ndihma juridike falas në Kosovë, që ofron akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e vendit, nuk po zbatohet dhe kjo për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm.
Në një konferencë në të cilën u zbardhën nevojat e komunitetit për drejtësi, nga ana e agjencisë për ndihmë juridike falas, me mbështetjen e USAID, u kërkua ndihma e institucioneve të vendit.
“Rreth 82 përqind të qytetarëve janë ndarë të kënaqur me shërbimet të cilat i ofron Agjencia për Ndihmë Juridike falas. Ne si agjenci duhet të punojmë dhe duhet të rrisim sidomos vetëdijesimin e qytetarëve në mënyrë që ata të kanë më të lehtë qasjen e barabartë në drejtësi”.
Qëllimi i Agjencisë për ndihmë Juridike falas është ofrimi i ndihmës juridike falas për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Por, për avokatin e popullit, Hilmi jashari, ndihma juridike nuk është në nivelin e duhur.
“Pjesa më e madhe e ankesave që janë të paraqitura në institutin e Avokatit të popullit deri më tani diku 50 përqind e tyre i referohet funksionimit të sistemit gjyqtarë në Kosovë”.
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në Kosovë veprimtarinë e saj ushtron si organ i pavarur, përgjegjës për sigurimin e ndihmës juridike falas, në lëndët civile, penale, administrative dhe kundërvajtjet, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Top Channel