Kosova ditën e enjte do të jetë në zi. Kjo në nder të polici, Sami Thaçi që vdiq tragjikisht gjatë një operacioni në Zhur të Prizrenit mbrëmjen e djeshme.

“Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaçi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë edhe vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nderuar policin e rënë në krye të detyrës me urdhrin “Hero i Kosovës”

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë dhe stabël dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.

Sami Thaçi u vra mbrëmjen e të martës pas një shpërthimi gjatë një aksioni policor në Prizren, ku një banesë kishte rënë pre e grabitjes.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA