S’e Luan Topi/ “Mami i Selin më ka shkruar për imitimin që i bëj në Portokalli vajzës së saj”, aktorja Suela Prendi: Ja çfarë më tha
Nuk është hera e parë që dëgjojmë se edhe baballarët vuajnë në sallën e lindjes. Nuk janë të pakta rastet kur edhe ata qajnë aty ndërsa shohin bashkëshorten të vuajë nga dhimbjet e lindjes, por po ashtu emocionohen po njëlloj kur dëgjojnë të qarën e parë të fëmijës së tyre.
Por rasti i kësaj fotoje nuk është aspak i zakontë. Një baba që nuk i rezistoi dot këtij gëzimi, ra përtokë pak sekonda pasi erdhi në jetë fëmija.
Mjekët që ndodheshin në sallë i ofruan ndihmën menjëherë, ndërsa gruaja, e cila nuk duket aspak e shqetësuar në këtë foto, me sa duket, e kuptoi se gjendja ishte vetëm emocionale. Ajo madje shkrepi një selfie në kohën që mjekët po e ndihmonin bashkëshortin e saj të ngrihej. Dhe kaq mjaftoi që gjithçka të bëhej virale…
https://www.instagram.com/p/B7TL9zbHQja/
Top Channel