“Duhet një treg unik”/ Ursula Von Der Leyen, letër 27 vendeve të Unionit: Hiqni barrierat burokratike
Spitali i parë për koronavirus i Kinës është hapur në një qytet afër Wuhan pasi punëtorët dhe vullnetarët kaluan vetëm dy ditë duke shndërruar një ndërtesë boshe në një institucion urgjence me 1000 shtretër.
Grupi i parë i pacientëve me koronavirus u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale Mountain Dabie në Huanggang rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale të Martën.
Kapaciteti shtesë do të mirëpritet nga stafi mjekësor i mbingarkuar në Hubei, provinca e mbyllur në qendër të krizës.
Një spital tjetër po ndërtohet nga e para në Wuhan 46 milje (75 km) larg dhe pritet të përfundojë më vonë këtë javë pas vetëm një javë ndërtimi.
Më shumë se 6,000 njerëz në mbarë botën tani janë konfirmuar se janë infektuar me koronavirusin Wuhan dhe 132 kanë vdekur në Kinë.
Top Channel
Fiks Fare/ E shtypën në mes të rrugës, e lanë 20 ditë në reanimacion dhe e shpallën si ‘vdekje natyrale’. Fajtori i lirë, familjarët: Drejtësi për nënën