Gratë nuk duhet domosdo të kenë një burrë për të qenë të lumtura, por nga ana tjetër, për burrat, një jetë e vetmuar duket pak më ndryshe. Në fakt, ajo që ne kemi njohur gjithmonë është konfirmuar zyrtarisht.
Një studim zbuloi se 61% e grave të anketuara ishin të kënaqura me statusin e tyre të vetëm, ndërsa te burrat ishte vetëm 49%. Për më tepër, lumturia e beqarëve ndryshon me moshën, transmeton KosovaPress.
Gratë nën 45-vjeç janë të lumtur me jetën e tyre të pavarur, dhe pothuajse një e treta e grave midis moshës 45 dhe 65-vjeç janë shumë të lumtura me jetën e tyre beqare.
Ky fenomen mund të shpjegohet me faktin se gratë janë më të suksesshme se burrat kur bëhet fjalë për jetën shoqërore. Konkretisht, gratë kanë një rrjet social më të madh dhe më të gjerë se burrat, dhe rrallë ndjehen të vetmuar falë miqësive të forta që ato ndërtojnë gjatë gjithë jetës së tyre.
Gjithashtu, gratë beqare janë më aktive në jetën shoqërore dhe ka më shumë të ngjarë të shoqërohen jashtë sesa në marrëdhënie. Kështu që, nëse jeni vetëm, mos u ankoni dhe interpretoni çdo pikëpamje si keqardhje, pasi nuk keni nevojë për partner që të jetë i lumtur.
Top Channel