Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”
Se çfarë ka ndodhur gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në atë shtëpi në Talitsa të Rusisë, mbetet mister. E vetmja gjë e sigurt është se 31-vjeçarja Nadezhda Zavialova, silli në jetë fëmijën që mban në bark në shtëpinë e tij, por kur mjekët shkuan tek ajo, e gjetën foshnjën brenda në lavatriçe.
Gruaja vijon të pretendojë se vogëlushi, i ardhur në jetë para kohe, kishte vdekur gjatë lindjes. Por diçka në rrëfimin e saj nuk e bind policinë, e cila po heton lidhur me ngjarjen, duke bërë që gruaja të vihet nën hetim.
Nga hetimet paraprake dihet se Denis, burri i 31-vjeçars, telefonoi policinë në mëngjes, pasi e gjeti të shoqen të larë në gjak.
Kur mjekët mbërritën, vogëlushi ishte brenda në lavatriçe. Lajmi në fjalë ka tronditur Talitsa, ku Nadezhda ishte e njohur për punën e saj si parukiere.
Miqtë e saj tregojnë se gruaja ka tre fëmijë dhe se ishte një nënë shumë e mirë.
Top Channel