I vranë vëllanë në Londër, Misse Beqiri bën dedikimin prekës: Forca është gjithçka që më mësove

28/01/2020 21:05

LONDËR- Misse Beqiri ka thyer heshtjen pas vrasjes tronditëse të vëllait të saj, Flamur Beqiri në prag të krishtlindjeve, në Londër.

33-vjeçarja ka bërë edhe një dedikim prekës kushtuar vëllait të saj ku thuhet: ‘Forca ishte gjithçka që më mësove’. Ajo ka publikuar edhe një foto së bashku me vajzën e saj teksa është afër një kali.

Pak ditë më parë ishte i dashuri i saj Jake Hall i cili publikoi në Instagram foto, ku shfaqet me Misse Beqirin dhe vajzën e tyre 2 vjeç buzë detit.

“Mbani kokën lart dhe vazhdoni të buzëqeshni” ishte mesazhi i tij  ndërsa Misse Beqiri shfaqej me një buzëqeshje të sforcuar.

Humbja e vëllait ka tronditur modelen, ndërsa për vrasjen e vëllai të saj deri më tani është arrestuar vetëm një person, ‘kickboxeri’ Anis Hemissi, 22 vjeç.

I riu i arrestuar për vrasjen e Beqirit thuhet se është me origjinë tuniziane, megjithatë ai  mohon çdo përfshirje në vrasje dhe është zotuar të ‘luftojë’ për të mos u ekstraduar në Mbretërinë e Bashkuar.

Flamur Beqiri u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi në prag të krishtlindjeve mbrëmjen e 24 dhjetorit. Beqiri së bashku me familjen e tij bënte një jetë të shtrenjtë. Ai ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora Krasniqi shihej me personazhe vip shpesh herë.

Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, vrasja lidhet me një përfshirje të Flamur Beqirit në një luftë bandash me kriminelë nga Afrika e Veriut. Një person besohet të ketë mbajtur Beqirin nën vëzhgim përpara se ta qëllonte, ndërsa ishte kthyer në shtëpi me gruan Debora dhe djalin e tyre në mbrëmjen e 24 dhjetorit.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel