Dy lagje të reja në kryeqytet kanë marrë zgjidhje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Investimi i ri në rrjetin e ujësjellësit që po kryhet për të zëvendësuar rrjetin e amortizuar në rrugën “San Bruzi” në Laprakë, do të rrisë furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e kësja zone dhe në të njëjtën kohë edhe cilësinë.
Gjithashtu, ekipet e punës punuan edhe në rrugën “Myslym Lela”, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit, me një linjë krejtësisht të re duke siguruar kështu cilësi më të mirë në furnizmin me ujë për kopshtin e fëmijëve aty pranë.
Nisur nga kërkesat e qytetarëve, gjatë ditëve të fundit grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.
Top Channel