Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë  Josep Borrell, do vizitojë në fund të kësaj jave Kosovën dhe Serbinë. Ndalesa e tij e parë e tij, ashtu sic ndodhi dhe me të dërguarin e posçamë të SHBA-së për dialogun, do të jetë Prishtina.

Sipas zëdhënësit të Borellit, Peter Stano, kjo vizitë është shenjë e përkushtimit të shefit të diplomacisë së bllokut europian ndaj dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Borrell të hënë ka ndaluar në Berlin për takime me zyrtarë gjermanë, e në axhendën e tij përfshihen dhe bisedime me Richard Grenell.

Stano sqaroi se gjatë ndalesës së Borellit në Prishtinë dhe Beograd do të shqyrtohen mundësitë e rifillimit të dialogut të ndërprerë nëntorin e vitit 2018,  kur Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Beogradi e shndërroi  shpejt taksën në argumentin e tij më të fortë për të mos u rikthyer në tryezën e bisedimeve.

Stano i hodhi poshtë pretendimet se BE-ja është mënjanuar nga  nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ajo vazhdon të mbetet aktive në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA