Nuk arrihet marrëveshja për qeverinë e Kosovës, nesër takim me të huajt
27/01/2020 20:13
Mbrëmjen e sotme ka qenë takimi i radhës midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për krijimin e qeverisë së re në Kosovë.
Krerët e dy partive nuk dhanë deklaratë për mediat pas takimit, teksa pak më parë ka reaguar LVV nëpërmjet një statusi në “facebook” ku ka njoftuar se nuk ka pasur as sot një marrëveshje.
Nesër do të ketë një tjetër takim.
Statusi:
Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës.
/A.Pali/
Top Channel