Në mbrojtje të qytetit! Vishen si superheronj dhe u vihen pas shkelësve të ligjit

27/01/2020 21:49

Thuajse çdo të shtunë qytetarët e San Diegos në SHBA-së bëhen dëshmitarë të një ngjarjeje të pazakontë. Disa persona vishen me maska nga koka tek këmbët duke imituar personazhet e filmave vizatimor dhe e kanë pagëzuar veten me emërtimin “Xtreme Justice League” (Lidhja ekstreme e drejtësisë).

Kjo skuadër mblidhet për të luftuar krimin dhe e kanë bërë të qartë që qëllimi i tyre nuk është të jenë thjesht djem dhe vajza të maskuar për qejf, por kanë synimin të mbrojnë qytetin e tyre.

Ata e nisin patrullimin rrugëve në fundjavë, kur qendra mbushet më të rinj që festojnë në lokalet e natës. Objektivi primar i tyre është që të sigurohen se fundjava do të kalojë pa probleme, duke nisur që nga sherret në lokal e deri te ndihma që u japin personave që e kalojnë në mbidozë nga përdorimi i lëndëve narkotike. Disa prej tyre e kanë bërë këtë punë (edhe pse jo me kaq shumë bujë), prej 14 vitesh.

Zakonisht ata janë “shpëtimtarët” e përleshjeve fizike midis të rinjve në lokale, por ata kanë parandaluar edhe një ngjarje flagrante, atë të një abuzimi seksual, të cilën e quajnë dhe si suksesin më të madh të grupit të tyre.

FOTO GALERI
5/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA