“I përkushtuar të arrij një marrëveshje për bashkëqeverisje”/ Lideri I LDK-së, takim me Kurtin

27/01/2020 14:00

Lideri i LDK-së Isa Mustafa thotë se ai beson që do të ketë një takim me kryetarin e LVV-së Albin Kurtin, por ende nuk është caktuar koha e mbajtjes.

Mustafa tha para mbledhjes së kryesisë së LDK-së, se ai mbetet i përkushtuar të arrijë një marrëveshje për bashkëqeverisje, pasi nuk mund të vazhdohet më kështu.

“Ju njoftojmë para se të merremi vesh me Vetëvendosjen. Ka mbetur për t’u caktuar. Më merr mendja që po. Gjithmonë po bëjmë përpjekje. Unë jam i përkushtuar për atë, sepse s’ka kuptim më që endja kjo të vazhdohet. Kështu që do të bëjmë përpjekje ta kryejmë”.

Në mesnatë ka skaduar ultimatumi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa për Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me arritjen e koalicionit qeverisës, pas më shumë se tre muaj negociatash të pasuksesshme. Të dyja partitë kanë pasur bisedime, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por nuk kanë arritur deri më tani marrëveshje, pavarësisht deklarimeve të të dyja palëve për përafrim qëndrimesh. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur përplasje rreth ndarjes së posteve, përfshirë atë të kryeparlamentarit dhe presidentit.

Në ofertën e fundit publike, LDK i kërkoi Vetëvendosjes të heqë dorë nga kryeparlamentari në vitin e parë të bashkëqeverisjes. Pas një viti, kur LDK-ja të marrë postin e presidentit, kjo parti ka thënë se do ta kthente pozitën e kryeparlamentarit te VV. Por, kjo e ka fundit e ka quajtur të papranueshme kërkesën e LDK-së.

Në seancën konstituive të 26 dhjetorit, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Presidenti Thaçi ka mandatuar Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re të vendit, ndonëse ky i fundit nuk i erdhi në zyrë ashtu sikurse ai e kishte ftuar. 4 shkurti është afati i fundit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA