Policia angleze ka publikuar fotografi të një foshnje të porsalindur, i cili ishte braktisur në pragun e një dere vetëm 12 orë pasi kishte lindur, ndërkohë policia është vendosur në kërkim të nënës së tij.
Foshnja, kordoni i të cilit akoma nuk ishte prerë akoma, u braktis në një derë në Hackney, në Lindje të Londrës, orët e vona të së shtunës.
Ai është pagëzuar nga mjekët si Edward dhe aktualisht i porsalinduri ndodhet nën kujdesin e tyre.
Policia u lajmërua nga një kalimtar i rastit i cili evidentoi foshnjën e vogël të mbështjellë me një batanije të bardhë.
Detektivët janë të shqetësuar për fatin e nënës së Edward dhe ata kërkojnë një lajmërim prej saj nëse është e sigurt dhe ndihet mirë, pasi gruaja dyshohet se ka lindur në mënyrë natyrale në rrugë dhe jo në ambientet e ndonjë spitali.
Mjekët shprehen se foshnja është një djalë i shëndetshëm dhe ndodhet jashtë çdo rreziku të mundshëm shëndetësor.
Top Channel