E fiksuar për t’u bërë me ngjyrë, 19 vjeçarja pranë vdekjes (FOTO)

27/01/2020 17:28

Fiksimi për t’u bërë me ngjyrë mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë Nadia Long, vetëm 19 vjeç.

E reja nga Belfasti, Irlandë, ishte aq e dëshpëruar për t’u nxirë nga dielli sa që iu nënshtrua 250 seancave, që u kthyen në rutinë.

Megjithëse Nadia nisi nxirjet artificiale kur ishte vetëm 15 vjeç për t’u shëruar nga aknet (nuk lejohet nën 18 vjeç), ajo nuk mund të ndalonte pasi u fiksua me të dukurit me ngjyrë.

Por fatmirësisht doktorët e shpëtuan Long nga një vdekje e mundshme, duke e paralajmëruar se një seancë tjetër mund t’i shkakonte kancer në lëkurë.

“Mjekët më thanë se nëse nuk ndaloj, e vetmja gjë në ardhmen time do të ishte kanceri në lëkurë,” u shpreh 19 vjeçarja për “The Sun”, teksa këshillon të gjithë të rinjtë të heqin dorë nga nxirjet artificiale.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA