Mëngjesin e djeshëm policia ka ndaluar një sasi kokainë prej një 1 ton dhe 180 kilogramë e pastër.

Ajo ka mbërritur në vendin fqinj nga Shqipëria dhe origjina është republika domenikane. Në pranga janë vënë 8 persona, ku prej tyre 5 grekë edhe 3 shtetas shqiptar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë me dije.

Kjo është një nga çështjet më të mëdha të trajtuara nga Divizioni i Luftës ndaj Drogës, për goditjen dhe shpërbërjen e një organizate kriminale, që ka transportuar në mënyrë sistematike, sasi të konsiderueshme kokainë nga Karaibet në Evropë dhe Afrikën Veri-Perëndimore.

Gjatë konferencës për shtyp, të mbajtur në Greqi, Drejtori i Sigurisë së Atikës, Petros Jeferis tha: “Ky operacion u parapri nga muaj te tera hulumtimesh sistematike, të cilat zgjatën më shumë se gjashtë muaj, në bashkëpunim me Zyrën e DEA ne Ambasadën Amerikane në Athinë, autoritetet e Policisë Shqiptare dhe Policisë Spanjolle, ndërsa zhvilluam bashkëpunim ndër-sektorial me SDOE ne Ministrinë e Financave dhe degës se Prokurorisë për lende narkotike dhe trafikim, si dhe Rojën Bregdetare Greke”.

Operacioni është në vijim dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që janë përfshirë në këtë operacion për identifikimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA