Melania Trump/ Zonja e parë objekt talljesh për pretendimet e plagjiaturës

26/01/2020 22:46

Zonja e parë e SHBA, Melania Trump është bërë sërish objekt akuzash plagjiature teksa një fjalim i saj në një konventë republikane në 2016 kishte një pjesë thuajse identike me atë të një fjalimi të Michelle Obama në një konventë demokrate në 2008.

Shkruesja e fjalimeve në Shtëpinë e Bardhë, Meredith McIver mori përgjegjësinë për gabimin dhe kërkoi falje, por kjo nuk ndaloi komentuesit në rrjetet sociale të shkonin më tej me shakatë për Melanian.

Logo e Forcës së re Hapësiore të SHBA është përmendur së fundmi për ngjashmërinë me atë të komandës së flotës së anijeve në serialin e njohur Star Trek, dhe komentuesit thonin me shaka se dhe për këtë duhet të jetë përgjegjëse zonja Trump.

Një nga përdoruesit shkruante: “Duket qartë dora e Melania Trump.”

“Ndoshta Melania është detyruar të dizenjojë edhe këtë siç bëri me fjalimin e konventës”, shkruante një tjetër.
Një tjetër komentonte: “Në fillim Melania kopjon fjalimin, pastaj Trump përdor logon e Star Trek për forcën hapësinore.”

Në fjalimin e saj të vitit 2016 zonja Trump tha: “Që prej një moshe të vogël, prindërit më kanë frymëzuar me idetë se duhet të punosh shumë për të arritur atë që dëshiron në jetë; me faktin se fjala është pika e lidhjes dhe ajo që thuhet, duhet bërë; premtimi duhet mbajtur dhe njerëzit duhet të trajtohen me respekt. Ky është një mësim që unë vazhdoj t’ia kaloj djalit tim dhe ne duhet t’ia kalojmë ato gjeneratave që do të vijnë”.

Ndërsa zonja Obama kishte thënë më herët: “Barack jemi rritur me të njëjtat vlera; që ne duhet të punojmë shumë për të arritur atë që dëshirojmë në jetë, se fjala e dhënë duhet mbajtur dhe njerëzit të trajtohen me respekt e dinjitet, edhe nëse nuk i njohim ata apo dhe nëse nuk jemi dakord me ta. Unë dhe Barack kërkojmë të ndërtojmë jetën bazuar në këto vlera dhe t’ia kalojmë ato gjeneratave të ardhshme”.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA