Në qytetin e Korçës janë vënë nën pranga dy persona për plagosje për motive të dobëta dhe vjedhje.

Arrestimi i shtetasit K.H., u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G.Ç.,25-vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa, shtetasi A.T.., 21-vjeç, dyshohet se ka vjedhur nëpër banesa pajisje elektroshtëpiake dhe orendi të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Korçë

Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•) K. H., 66 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq.

Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

•) A. T., 21 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në datat 24.01.2020 dhe 25.01.2020, në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA