Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike, në një postim në Facebook është shprehur e shqetësuar për abuzimin nga ana e qeverisë me taksat e shqiptarëve.
Sipas saj janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik. Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to.
Ku shkojnë taksat tona?
Përvit shqiptarët janë përballur me taksa dhe tarifa shtesë. Abuzimi I qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet përvit e më shumë, në gjashte vjet ai ka arritur shifrën e 5.9 mld euro. Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH.
Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare.
Shqiptarët paguajnë taksa më shumë se rajoni dhe kanë korrupsionin më të lartë në rajon. Kosto e korrupsionit sot po lë pa punë shqiptarët, po bjerr buxhetin e shtetit, po lë vendin pa rrugë shkolla e spitale, korrupsioni po gërryen ekonominë, po largon shqiptarët.
Taksat e ulëta, heqja e burokracive të parëndësishme, zbatimi ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsionit. Këto janë hapat që PD dhe opozita do ndërmarrë ditën e parë në pushtet.
Top Channel