Kërcënimet e Trump për pushtimin e ishullit, Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës takohen sot me Rubion dhe Vance në Shtëpinë e Bardhë 14/01 10:31
Një aeroplan iranian është detyruar të bëj ulje emergjente në një aeroport të Teheranit, ka njoftuar këtë të shtunë agjencia e lajmeve Mehr.
Avioni, i cili sapo ishte nisur nga Teherani për në Stamboll, u detyrua të kthehej për shkak të një problemi teknik dhe kreu ulje emergjente në aeroportin e Mehrabad, por raportohet se nuk ka pasur asnjë lloj dëmi për pasagjerët apo ekuipazhin e avionit.
Nuk jepen detaje shtesë rreth problemit teknik që ka hasur aeroplani, i cili i përkiste kompanisë “Iran Airtour”.
Top Channel