Që prej datës 3 janar, drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë Quds Qasem Sulejman.
Në këtë raport thuhet gjithashtu se zyrtarët antiterrorizëm dhe imigracioni po bëhen gati për të dëbuar një agjent të zbulimit të regjimit të quajtur Eshsan Bidi dhe se ai do të mbahej në një vend të sigurt deri sa të përfundojë procesi administrativ i dëbimit.
Mësohet se Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet ne qendrën e mbyllur të Karecit derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak.
Rezistenca iraniane ka ekspozuar të kaluarën dhe shërbimin e Bidi-it ndaj mullahëve në shumë deklarata të mëparshme.
Sipas deklaratës së publikuar më 2 dhjetor 2013, në 19 Prill 2012, Bidi u dorëzua para forcave Irakiane dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods. … Në mesin e 2012, Bidi shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar. Zyrtarët egjiptianë e arrestuan atë.
Ndërsa mbahej në burgun në Egjipt, ai ishte në kontakt me përfaqësimin e regjimit në atë vend. Inteligjenca e mullahëve u përpoq ta dërgonte Bidi në Austri, Finlandë apo Danimarkë, por këto vende nuk pranuan ta pranojnë atë dhe ai u kthye në Irak. Duke përdorur një pasaportë iraniane të siguruar atij nga MOIS, ai u dërgua përsëri në Turqi dhe më pas nga Turqia në Rumani, dhe më në fund në Shqipëri.
Numri i pasaportës është 16359072 dhe është lëshuar në 27 Janar 2013. Para kësaj, Rezistenca iraniane kishte thirrur në mënyrë të përsëritur për mbylljen e spiunazhit dhe qendrave të terrorizmit të regjimit klerik, si dhe për dëbimin e agjentëve dhe mercenarëve të MOIS dhe forcës terroriste të Qods, nga SH.B.A. dhe vendet evropiane. Ndërsa regjimi klerik grumbullohet me një krizë përmbysjeje dhe i është drejtuar terrorizmit më shumë se kurrë, mbyllja e këtyre qendrave dhe dëbimi i agjentëve të regjimit janë dyfish të domosdoshëm për sigurinë e vendeve pritëse dhe sigurinë e refugjatëve dhe disidentëve iranianë.
http://top-channel.tv/2020/01/21/anti-terrori-ne-gatishmeri-pas-vrasjes-se-qasem-sulejman/
Top Channel