Një 24-vjeçare në Tiranë është arrestuar pasi ka sulmuar me mjet prerës motrën e saj 21-vjeçare duke i shkaktuar plagë.

Fatmirësisht 21-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë

Godet motrën, arrestohet në flagrancë 24 vjeçarja

Arrestohet edhe një shtetas, për dhunë në familje

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin  e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin  e  Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.S., 51 vjeç. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.

Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA